Lajmet e fundit

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën.
Viktima dyshohet se ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij kur dyshohet se makina ka mbetur pa frena.
Automjeti ka lëvizur në një terren të pjerrët dhe ka përfunduar poshtë.
Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe ka humbur jetën, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.
Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.