Dedaj: Mbledhja me qeverinë maqedonase u bë për përfitime elektorale të Qeverisë Kurti

Dedaj: Mbledhja me qeverinë maqedonase u bë për përfitime elektorale të Qeverisë Kurti

NULL NULL
4 weeks më parë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë qenë gjithmonë të shkëlqyeshme, prandaj edhe takimin e parë të sotëm mes dy qeverive nuk po e sheh si historik.

Ai ka thënë se është një takim kurtuazie i dobishëm për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, njofton Klan Kosova.

Por, Dedaj u shpreh kritik pse mbledhja e planifikuar dy herë më parë me arsyen e pandemisë u mbajt pikërisht në këtë kohë kur ka një numër të madh të të infektuarve.

Madje, ai e konsideroi si përfitim për fushatë.

“Derisa kam qenë ambasador në Maqedoninë e Veriut për dy vjet, data ka qenë e caktuar dy herë për mbledhje, por janë prolonguar për shkak të pandemisë. Dhe unë tash s’e kuptoj pse bash tash kur Kosova për nga numri i të infektuarve dhe banorëve është kampion dhe tash nuk qenka problem pandemia. Unë mendoj se tash është bërë më shumë për efekte elektorale tash kur janë zgjedhjet lokale meqë kur është në pyetje zgjedhjet dhe arritja e rezultateve për vete, Qeveria e qet në plan të dytë shëndetin e qytetarëve”.