Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO)

NULL NULL
15.01.2025 21:38

Opinionisti politik Ilir Deda ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka realizuar premtimet e saja të dhëna në ekonomi.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se

“Këta kanë thënë se do të kenë arsim cilësor, i cili prodhon kuadro që  i duhen ekonomisë. Për katër vjet ajo nuk ka ndodhur. Me cilin do biznes të mesëm, të vogël apo të madh cilindo që flet janë ankuar se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë prej që ata nga paslufta që funksionojnë”.

“Tash, edhe çka po shohim, ato janë premtime të parealizuara, realiteti është shumë i vrazhdë, do të thotë për iniciativën private edhe në fund e ke fjalimin e tij në Pejë, ku thotë koha është për ndërmarrës të rinj, dhe se juve ju kam lënë papare dhe të tërë jeni kriminel, e tash do të ndërtojmë biznese private të reja”, ka thënë Deda. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.