22:38, 26 Maj 2019

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se nga votat në Parlamentin Europian, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël.

Deda përmes një statusi në Facebook, ka thënë se BE duhet të japë ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë.

Statusi i plotë i Dedës:

Tash që, pak a shumë, po shihet trendi i votave për Parlamentin Evropian, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël. 

Përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyshme të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet. 
BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë.

E kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor: qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmendtë të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë