Deçani nderon rapsodët NULL NULL 04.05.2015 09:46 04.05.2015 09:46 Në Deçan sot nis festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri. Në Deçan sot nis edicioni i radhës i Festivalit gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri. “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe zgjatë deri më 06 Maj. Në Festival do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës, dhe nga gjithë Kosova. Poashtu, në kuadër të veprimtarive artistike do të bëhet edhe promovimi i librit ”Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’, të autorit Faton Mehemetaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 05/07/2025
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 05/07/2025