Deçani i thotë "Jo" faljes së tokave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deçani i thotë “Jo” faljes së tokave

NULL NULL
17/12/2015

Sot në qendër të Deçanit, është mbajtur protesta me moton “Pronat janë tonta”.

Qytetarët të kësaj komune  shprehën pakënaqësitë e tyre  ndaj pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit, si dhe vendimin të  Gjykatës Kushtetuese të Kosovës karshi pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Fillimisht para të pranishmëve foli historiani Shkodran Imeraj, i cili në emer të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, paraqiti kërkesat e qytetarëve të kësaj komune .

Gjatë këtij tubimi u kërkua tërheqja e vendimit  të Gjykatës Kushtetuese të datës 3 dhjetor 2015, dorëheqjen e kryetares së kësaj gjykate Arta Rama-Hajrizi,”

Historianët poashtu kërkuan që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të miratojnë një ligj të veçantë dhe dy Ndërmarrjet publike “Apiko” dhe “Iliria” t` i shpallën aset komunale,transmeton Klan Kosova.