Lajmet e fundit

Juventusi i Luciano Spallettit është mposhtur nga Cremonese në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Continassa.
Bardhezinjtë zbritën në fushë me vetëm tetë lojtarë të ekipit të parë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi momenti i veçantë për dy emra të rinj. Në fushë u aktivizuan djemtë e Paolo Monteros dhe Claudio Marchisios, duke bërë debutimin e tyre me ekipin e parë të Juventusit.
Një mundësi e rëndësishme për të rinjtë, në një sfidë që shërbeu edhe për t’i dhënë minuta lojtarëve që kishin më pak hapësira.