Debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, në sallë veç 21 deputetë NULL NULL 26.04.2023 18:07 26.04.2023 18:07 Përderisa në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati parlamentar mbi gjendjen e krijuar në KEK dhe arrestimin e kryeshefit Nagip Krasniqi, të pranishëm në sallë janë veç 21 deputetë. Pavarësisht se debati është thirrur nga partia opozitare, PDK-ja, prezentë në kuvend nga deputetët e opozitës janë vetëm 10 prej tyre. Shtatë nga 10 deputetët e opozitës ishin nga PDK-ja, dy nga LDK-ja, një nga AAK-ja dhe vetëm 11 nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Deputetët e partisë në pushtet, gjatë fjalës së deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, e detyruan kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, që brenda një minute e gjysmë të kërkojë qetësi pesë herë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS