14:00, 20 Prill 2019

Një akt i veçantë i sferës globale intelektuale ndodhi mbrëmë në Toronto.

Në sallën më të madhe në Kanada, Sony Centre for the Performing Arts, 3.200 të pranishëm kishin paguar bileta deri në 1.500 dollarë për të qenë aty. Jo për koncert të ndonjë superstari, e as për performansë artistike të ansambleve të famshme.

Çuditërisht për kohën tonë –  ishte një duel filozofik.

Yjet globale të së Majtës dhe së Djathtës – filozofi Slavoj Zizek dhe psikologu Jordan Peterson, u përballën me qëllim që ta gjenin përgjigjen në pyetjen madhore: “Lumturia: Kapitalizmi vs. Marksizmi” (“Happiness: Capitalism vs. Marxism”), njofton Klan Kosova.

Si u bë kjo që u bë?

Në shkurt të vitit 2018, Zizek e kishte publikuar një shkrim në Independent, të titulluar: “Pse Jordan Peterson u duket njerëzve aq bindës?” (“Why do people find Jordan Peterson so convincing?).

Peterson ishte përgjigjur në një llogari të Twitterit, e cila poston citate të Zizekut, duke shkruar: “Nëse dëshiron t’i debatojmë vlefshmërinë e teorive të mia ‘kinse’ shkencore, më njofto dhe mund ta aranzhojmë këtë”. (Natyrisht, vet Zizek nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale).

Dhe – beteja ishte aranzhuar.

Mbrëmë, Peterson filloi me sulm ndaj “Manifestit Komunist” të Karl Marksit.

“Është një budallallëk i madh nëse mendoni se mund ta caktoni vlerën morale të dikujt me anë të statusit të tij ekonomik”.

Ai nuk e mohoi faktin që kapitalizmi krijon pabarazi.

“Por, gjithashtu prodhon pasuri, ndërsa statistikat dëshmojnë se varfëria ekstreme zvogëlohet edhe kur pasuria akumulohet në majën e zinxhirit ekonomik”.

“Në kapitalizëm te pasurit po bëhen edhe më të pasur, por edhe të varfrit po pasurohen”

Ndërkaq Zizek e zhvendosi analizën në një perspektivë tjetër.

“Lumturia është koncept konfuz. Faktikisht, njerëzit nuk e duan atë që mendojnë që e duan. Gjëja më e keqe e cila mund të na ndodhë është që ta marrim atë që e duam”.

Slloveni u përqendrua në të ligat e kapitalizmit, duke e përmendur edhe degradimin e ambientit.

“Tregu global nuk është i lirë, por i rregulluar në atë mënyrë që t’ua mundësojë disa shteteve t’i eksploatojnë shtetet tjera.

“Tregu tashmë është i kufizuar, por jo në mënyrën e duhur”.

 

 

 

Shijojeni intelektualisht debatin e plotë Zizek – Peterson.

 

 

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë