Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë për ish-agjentin e FBI-së

NULL NULL
02.02.2023 15:36

Dënimi i Sali Berishës për mos të marrë pjesë në kuvend nuk i pengoi deputetët e opozitës ta kthejnë seancën plenare në një kopje të shëmtuar me seancat e shkuara.

Delegimi nga Kryeministri i interpelancës tek Elisa Spiropali kërkuar nga Gazmend Bardhi për arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së ishte shkaku kaosit në parlament.

Në mungesë të Berishës, barrën e bllokimit të kuvendit e mori një prej deputetëve të tij besnikë, Luçiano Boçi.

“Ky është akti më antikombëtar  që k marrë dhe ndërmarrë një kryeministër sepse goditja e tij nuk është thjesht ndaj opozitës PD është aset kombëtar pasuri e çdo shqiptari”, tha Boçi.

Kreu grupi parlamentar socialist Taulant Balla e shikon zhurmën e opozitës jo të lidhur me ngjarjen në SHBA, raporton Top-Channel.tv, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk ka asnjë zyrtar shqiptar, çdo përpjekje e juaj për të hequr vëmendjen nga hetimi i 21 janarit dhe hetimi i Gërdecit është një përpjekje e kotë”, tha Balla.

Dy herë ndërprerje të seancës nga kryetarja Lindita Nikolla nuk e sollën dot parlamentin në binarët e normalitetit.

“Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit, kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private. Edi Rama si i pandehur mund të zbatojë të drejtën e tij për të heshtur se çdo gjë që thotë mund t’i përdoret kundër në gjykatë”, tha Bardhi.

“Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak, keni 2 javë që gërricni të gjithë nervat e miletit shqiptar dhe nuk na lejoni të japim shpjegime njëherë e mire për këtë çështje”, tha Spiropali.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.