15:49, 20 Korrik 2019

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, ka thënë që një marrëveshje për Daniele De Rossi-n është arritur 99 përqind.

Ish-kapiteni i Romës si duket do ta vazhdojë karrierën në Argjentinë pas 18 stinorësh me klubin e vendlindjes.

“Negociatat për De Rossi-n janë thellë drejt zhvillimit. Në ditët në vijim, ai do të udhëtojë për në Buenos Aires”, ka thënë De Rossi për TyC Sports.

“Është 99 përqind që Daniele do të jetë lojtar i Boca-s”.

“Të kesh një kampion bote që dëshiron ta përfundojë karrierën e tij këtu, më mbush me krenari. Është mirë për futbollin e Argjentinës që ta kesh një lojtar si ai”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë