De Riu përmend në Rubikon Alto Adige si shembull italian për asociacionin (VIDEO) NULL NULL 07.03.2023 21:44 07.03.2023 21:44 Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, ka dhënë disa vlerësime mbi planin evropian, për të cilën thotë se Kosova fiton shumë benefite. Njëra ndër to, siç specifikoi ambasadori italian në Rubikon me Adriatik Kelmendin, mbetet vendosja e bazës për diskutimin e përfshirjes së Kosovës në sistemin e Kombeve të Bashkuara, transmeton klankosova.tv. ”Siç thashë edhe më parë, në këtë fazë është duke u nënshkruar një marrëveshje, në të cilën faktikisht nuk parashihet hyrja e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por është e qartë se megjithatë kjo marrëveshje do të sjellë njohjen de facto të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, që do të vendosë baza të rëndësishme se kur do të duhet të diskutohet edhe përfshirja e Kosovës në sistemin e Kombeve të Bashkuara”. ”Në fakt, në të njëjtën marrëveshje përmenden modelet evropiane për këtë lloj asociacioni, nuk ka një model të vetëm, por ka shumë shembuj të shkëlqyer brenda kontinentit evropian, brenda vendeve të Bashkimit Evropian”. Megjithatë ai po ashtu specifikisht e dha shembullin italian sa i përket modelit për themelim asociacioni, transmeton klankosova.tv. ”Duke filluar nga Italia, ka realitete që kanë gjetur pëlqimin e plotë të popullsisë minoritare të zonave të caktuara, si shembulli italian Alto Adige apo (Tiroli i Jugut), për shumë vite, për dekada me radhë, ka qenë një problem zero në marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Austrisë – dhe si u arrit kjo? – përmes një sistemi që ruan gjuhën, kulturën, por mbi të gjitha aspektin ekonomik, ku 90% e të ardhurave tatimore të Tirolit të Jugut mbeten në Tirolin e Jugut dhe ky ka qenë një element themelor në arritjen e një konsensusi për popullsinë vendase gjermanofolëse, e cila, sot për sot, pranon plotësisht sovranitetin territorial italian, duke ruajtur gjithashtu traditat e tyre kulturore, që janë sigurisht më të afërta me botën gjermane”. ”Fillimisht Austria nuk ishte në Kombet e Bashkuara kur arritëm marrëveshjen e parë “De Gasperi Gruber”, e cila i dha dritën e gjelbër hyrjes së Austrisë në Kombet e Bashkuara”. ”Por, keni të drejtë, janë dy vende që njihnin ekzistencën e njëra-tjetrës, në çdo rast. Dhe këtu i kthehem rëndësisë së marrëveshjes që do të diskutohet në takimin e Ohrit dhe rëndësisë së arritjes së saj, sepse ajo do të vendosë themelet e para për arritjen e njohjes së përgjithshme që do të lejojë gjithashtu hyrjen në Kombet e Bashkuara”. ”Është një proces i gjatë, në fund të fundit, ne tashmë po flasim për një dialog që ka zgjatur mbi dhjetë vjet dhe që nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Por tani me këtë modus të ri, unë jam optimist dhe jemi optimistë, duhet të jemi, sepse ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe mbi të gjitha me të ardhmen e qytetarëve kosovarë, në veçanti”.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months