Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De Niro refuzoi rolet ne Gangs of New York dhe The Departed

NULL NULL
16.05.2023 22:53

Regjisori Martin Scorsese ka zbuluar që Robert De Niro i kishte refuzuar dy role në dy prej filmave më të mirë të Scorseset.

Dyshja së fundmi e kanë markuar bashkëpunimin e njëmbëdhjetë me njëri-tjetrin, në filmin Killers Of The Flower Moon, ku luan edhe Leonardo DiCaprio.

Mirëpo, në dy filmat e famshëm të Scorseset, DeNiroja nuk deshi të kishte gisht.

“Patëm folur me Bobin që ta bënte atë, por ai nuk donte ta bënte”, ka thënë Scorsese për Deadline, duke iu referuar The Departed.

“E me Bobin, pas Casino, ndalëm për pak dhe e bëra Kundun, pastaj Bringing Out The Dead, e pastaj Gangs Of New York. Gjithmonë flisnim për të dhe për gjithçka tjetër. Ai donter që ta bëja Analyze This, dhe unë i pata thënë, ‘Ne veçse e kemi bërë. Ishte Goodfellas.”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme