13:42, 16 Maj 2019

Frenkie de Jong ka thënë se do ta kujtojë me afeksion kohën e tij te Ajaksi pasi fitoi titullin e kampionit të Holandës.

Përpos që shkëlqyen në kampionatin holandez, skuadra e kryeqytetit shkëlqeu edhe në Ligën e Kampionëve duke arritur në gjysmëfinale pas triumfeve ndaj Real Madridit dhe Juventusit.

De Jong tashmë është lojtar i Barcelonës mirëpo ka pohuar se do t’i mungojë kjo kohë kur të largohet.

“Nuk kam pengje, por është për keqardhje. Mendoj që kemi një ekip unik këtë sezon, për standardet holandeze”, ka thënë mes tjerash de Jong për Fox Sports.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë