De Gea, prioritet në Madrid NULL NULL 26/05/2015 26/05/2015 Tifozët e Real Madrid e shohin ardhjen e spanjollit në Santiago Bernabeu si prioritet në listën e veprimeve që do të duhen ndërmarrë nga bordi i Real Madrid. Real Madrid ka identifikuar shumë mundësi për transfere këtë verë, por fansat kanë vetëm një në mendje: David de Gea. Fansat e mbretërve janë të paduruar që të shohin gardianin e Manchester United në fanellën madrilene. Treshen e të dëshiruarve e mbyllin Paul Pogba e Marco Verratti. Nga sondazhi i Marca, 42.1% duan yllin e Juventus, ndërsa 30.5% mesfushorin italian të PSG. De Gea ka edhe një vit të mbetur në kontratë me ‘Djajtë’, që do të mund të bënte që transferi i tij në Santiago Bernabeu të kapë shifrën 40 milionë euro.