De Gea afër Madridit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De Gea afër Madridit

NULL NULL
08/08/2015
Spanjolli pritet që ditët në vijmim ta përmbyllë kalimin e tij në Santiago Bernabeu.

David De Gea pritet që brenda javës së ardhme t’a kompletojë transferimin në Madrid.

Gardiani spanjoll është një nga kryefjalët e këtij afati kalimtar, ndërsa transferimi i tij në kryeqytetin spanjoll është një nga historitë më episodike të kësaj vere.

De Gea nuk ishte i ftuar për ndeshjen e së shtunës të cilën Manchester United e fitoi me rezultat minimal, ndaj Tottenhamit, gjë që i bënë edhe më të besueshme raportet që flasim për një largim të tij nga Old Trafford.

Pritet që gjithçka të përmbyllet për shifrën 25 milionë euro dhe spanjolli të bëhet numri ‘1’ i ‘Los Blancos’, duke e vënë në pozitë të vështirë Keylor Navasin, të cilit vështirë se i mbetet rrugë tjetër veç largimit.