Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përballet në të njëjtin panel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Kurtin e Vuçiqin do t’i bëjë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të mërkurën në orën 07:30, njofton Klankosova.tv Klankosova.tv ka siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti. Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiqit. As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin kosovar me atë serb. Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë. Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën, njofton Klankosova.tv.
Kosova Lajçak për Asociacionin: Kosova është zotuar - ajo që është pajtuar duhet të zbatohet 29.06.2022 10: 47
Kosova Konjufca priti në takim autoritetet rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale 29.06.2022 10: 35