Davidi i Mikelanxhelos nuk është pornografi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Davidi i Mikelanxhelos nuk është pornografi

NULL NULL
27.03.2023 14:45
Davidi

E lartë mbi 5 metra, skulptura prej mermerit e Mikelanxhelos që përshkruan figurën biblike të Davidit është një nga – nëse jo veprat më të njohura të artit në botë.

Ajo u porosit nga Opera del Duomo në Firence në fund të shekullit të 15-të dhe mjeshtrit italian iu deshën më shumë se dy vjet për ta përfunduar.

Sot, skulptura gjigante nudo është një simbol i kulmit të Rilindjes Italiane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Por, për disa prindër në një shkollë në shtetin amerikan të Floridës, nuk është gjë tjetër veçse pornografi – dhe sigurisht jo diçka që fëmijët e tyre duhet të studiojnë në shkollë.

Pas një mësimi në klasën e gjashtë në shkollën klasike “Tallahassee” i cili shfaq imazhe të Davidit të Mikelanxhelos, ankesat nga disa prindër e detyruan drejtorin të jepte dorëheqje dhe qytetin e Firences të hidhej në mbrojtje të Davidit.

Përgjigja e Firences: Nëse mendoni se skulptura e Davidit është pornografi, pse nuk vini ta shihni vetë?

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv