16:44, 15 Dhjetor 2019

Dejan Kulusevski po rezulton gjithmonë e më deçiziv për skuadrën e Parmës, pasi edhe në ndeshjen ndaj Napolit lojtari hapi sfidën duke realizuar që në minutën e 4-t. Duke qënë një lojtar vendimtar, trajneri Roberto D’Aversa shpreson që futbollisti të mos largohet në merkaton e janarit edhe pse kjo do të jetë e vështirë. Ai theksoi se për 19-vjeçarin do të ishte më mire të qëndronte dhe të përmirësohej më shumë pasi nuk është ende gati për të kaluar në një skuadër të madhe. D’Aversa shtoi se e di shumë mirë mesfushori është i huazuar dhe se i takon drejtuesve të vendosin për lojtarin, por për të mirën e karrierës së tij, Kulusevski duhet të qëndrojë te Parma./superspor.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë