Dave Mustaine e fal David Ellefsonin, por s’performon më me të NULL NULL 27/06/2022 27/06/2022 Frontmeni i brendit Megadeth, Dave Mustaine, e ka komentuar situatën e përjashtimit të bashkëthemeluesit të këtij bendi, David Ellefson, vitin e kaluar. Ellefson akuzohej për veprime të pahijshme online ndaj një vajze minorene, mirëpo Ellefson mohon ta ketë ditur se ajo kishte qenë nën 18-vjeç. “Më lini t’jua them këtë – ishte vendim i vështirë për t’u marrë”, ka thënë Mustaine në një intervistë me Metal Hammer. “Kishte shumë njerëz të përfshirë andaj m’u desh ta merrja një vendim, sepse fatkeqësisht, kur je lideri, ti je ai që duhet ta përpish dhe të përballesh”. “E kam falur para se të më padiste, dhe do ta fal njëmijë herë. Por nuk do të luaj më muzikë me të”.