Daut Haradinaj, Isa Mustafës: Ata që nuk të votuan mos i lejo të të këshillojnë NULL NULL 18.09.2019 16:11 18.09.2019 16:11 Daut Haradinaj nga AAK, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustëfës, duke i kërkuar që mos t’i lejojë ta këshillojnë ata të cilët nuk e votuan. “E pashë reagimin e nxituar të Isa Mustafës, unë kam pasur dhe kam etikë, por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo të të këshillojnë. Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit. S’ka me u nda Kosova”. Në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se ideja për korrigjim kufijsh është diskutuar edhe gjatë qeverisjes së Mustafës. Ndërsa i pari i LDK-së e ka mohuar një gjë të tillë. Për t’u informuar më shumë rreth reagimit të Mustafës, klikoni në linkun e mëposhtëm. Daut Haradinaj: Ideja e shkëmbimit të territoreve ka filluar kur ka qenë Isa Mustafa në Qeveri (VIDEO) klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 9 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 24 minuta më parë