Daut Haradinaj: E përkrah ekipin negociator, me kusht që të mos diskutohet territori NULL NULL 04.09.2018 11:35 04.09.2018 11:35 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ndonëse deklaroi se do ta përkrahë ekipin negociator, shtoi se kushti i vetëm i tij është që në asnjë variant në tavolinë me Serbinë të mos diskutohet për territorin e Kosovës. “Du me bo të qartë që do ta jap votën për ekipin negociator dhe kusht i vetëm është që me asnjë variant nuk guxon të jetë në tavolinë pjesë e diskutimeve territori i Republikës së Kosovës që është shpallë me 17 shkurt, e kanë besimin tim dhe e përsëris, nëse bëhen lojëra këtu kemi me ardhë me marrë jo besimin”, tha Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.