Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj takojnë strukturat e AAK-së në Zvicër NULL NULL 26.01.2020 15:19 26.01.2020 15:19 Deputetët Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj janë duke qëndruar në Zvicër, ku në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët atje, sot u pritën në një takim nga strukturat e AAK-së në Zvicër. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së z. Daut Haradinaj u shpreh se ishte tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër. ”Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria”. Haradinaj ndër të tjera tha se mërgata shqiptare në Zvicër përpos ruajtjes së vlerave kombëtare brez pas brezi, me energjinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes po ndihmon avancimin dhe afirmimin e Kosovës botërisht. ”Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona. Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën” deklaroi Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 32 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë