Daut Haradinaj: Raportimet serbe janë qesharake - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daut Haradinaj: Raportimet serbe janë qesharake

NULL NULL
13/05/2015

Daut Haradinaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shkruar për ngjarjen e Kumanovës dhe raportimet e gazetës Blic për përfshirjen e tij në organizimin e tyre.

“Të nderuar miq,

po të mos ishte tragjedia e pakuptimtë dhe për mendimin tim domosdoshmërisht e nevojshme që të hetohet nga bashkësia ndërkombëtare në çdo kuptim se çfarë ngjau në Kumanovë, nuk ka asnjë arsye për të mos u parë edhe ana humoristike e raportimit të Blic-it nga Beogradi për atë sesi po e përgatitkam sulmin në Mitrovicë.

Kam qenë pjesë e luftës për liri si bashkëluftëtar dhe drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- për këtë kam qenë, jam dhe do të jem krenar. Çdo gjë që shkon përtej asaj lufte të shenjtë në të cilën bijat dhe bijtë tanë më të mirë dhanë jetën, është spekulim dhe janë lansime ose me qëllime të këqia ose manipuluara- nga Prishtina përmes Beogradit!

Kosova, Shqipëria, shqiptarët në trojet e tyre etnike në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe kudo në botë s’kanë qenë kurrë më mirë. Për këtë është punuar dhe luftuar me shekuj. Shqiptarët sot janë aleatë të patundshëm të vlerave euro-atlantike. Dhe do të vazhdojnë të jenë. Çdokush që provon të na sheh apo bëjë faktorë destablizimi në Ballkan- e ka huqur fare! Siç e kishte huqur sot ai medium nga Beogradi!”