Dasma luksoze e princit të Suedisë (FOTO) NULL NULL 14.06.2015 13:50 14.06.2015 13:50 Princi Carl Phili i Suedisë dhe modelja Sofia Helleqvist kanë lidhur kurorë në pallatin mbretëror të Stokholmit. Të ftuarit e shumtë janë mbledhur në një ceremoni madhështore dhe tepër luksoze dhe kanë asistuar që një vajzë e thjeshtë të shndërrohet në princeshë. Helleqvivist është 30 vjeçare dhe dikur ishte pjesëmarrëse në një reality show. Ajo është modele dhe instruktore e joga. Ditën e dasmës së saj ajo ka veshur një fustan madhështor nga stilisti suedez, Ida Sjostedt, i cili ishte i tëri i mbuluar me dantellë luksoze. Pamja e saj është kompletuar me një kurorë elegante mbretërore me diamante dhe smeralde. Gjatë kurorëzimit, çifti kanë pasur një incident, pasi princi i vendosi gabimisht unazën në gisht nuses së tij. Pas pak vështirësive, ai arriti ta heqë unazën nga gishti i gabuar dhe e vendosi në gishtin e duhur. Çifti tanimë mbretëror, janë njohur në një klub nate në vitin 2010, dhe dje vajza e thjeshtë ka marrë titullin Princeshë Sofia e Suedisë, Dukesë e Varmland-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat mendojnë se Taylor Swift doli në publik me Travis Kelce për të shkëputur vëmendjen nga divorci i Sophie Turner 4 days
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 1 week