Lajmet e fundit

Mbrëmjen e kaluar, Kosova pësoi humbje ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetarja Erblina Okrashtica theksoi se kjo ndeshje nuk përfaqëson plotësisht rrugëtimin e Kosovës në këtë Ligë, transmeton Klankosova.tv.
“Megjithatë ishte një ndeshje që u vërejtën shumë mungesat e disa lojtarëve, që tash mundemi me i konsideru si lojtarë kyç”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, gazetari Endrit Jashari theksoi lodhjen fizike të “Dardanëve” pas ndeshjes dhe fitores ndaj Irlandës.
Kurse Dardan Idrizi tha se i pengon që ekipi i Kosovës ishte i paangazhuar dhe pa luftë.
“Mbrëmë e kam parë një lojë të ftohtë të Kombëtares, në një mënyrë mungonte dëshira për të fituar”, tha ai.