Lajmet e fundit

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është veshur me ngjyrat verdh e kaltër dhe kuq e zi pak orë para fillimit të përballjes në Ligën e Kombeve mes Austrisë dhe Kosovës.
Tifozët e Kosovës, Dardanët si dhe bashkatdhetarë të shumtë nga e gjithë diaspora, janë mbledhur në sheshet kryesore të Vjenës duke ndezur atmosferën me këngë, thirrje dhe brohoritje në përkrahje të Kosovës.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet entuziazëm i jashtëzakonshëm i tifozëve kosovarë, të cilët kanë krijuar një dekor festiv rrugëve të qytetit, duke dëshmuar edhe një herë se përkrahja për djemtë e Kosovës nuk mungon asnjëherë në arenat ndërkombëtare.
Pritet që në shkallët e stadiumit përkrahja për ekipin e drejtuar nga Franco Foda të jetë masive, ndërsa festa e tifozëve nga rrugët e Vjenës pritet të zhvendoset brenda impiantit për të motivuar ekipin drejt një rezultati pozitiv.