Lajmet e fundit

“Dardanët” janë nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”, ku sonte do të përballen me Austrinë.
Ndeshja pritet të nisë pas rreth dy orësh, ndërsa tifozët e Kosovës tashmë kanë nisur të mblidhen dhe të drejtohen drejt stadiumit, duke krijuar atmosferë në prag të sfidës.
Kombëtarja e Kosovës synon fitoren ndaj austriakëve, të cilët i mposhtën “Dardanët” në ndeshjen e parë në Vjenë me rezultat 3:1.
Në rast të fitores, Kosova do të barazohej me Austrinë me pikë në garën për vendin e parë në grup./Klankosova.tv