Dardanët mbërrijnë në Doha, nesër nis përgatitja për miqësoren me Suedinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardanët mbërrijnë në Doha, nesër nis përgatitja për miqësoren me Suedinë

NULL NULL
08/01/2020

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Doha të Katarit dhe është akomoduar në hotelin “The Westin”.

16 futbollistët e Kombëtares që kanë udhëtuar nga Shkupi në Doha me pjesën tjetër të stafit, janë pritur në hotel nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollistët e tjerë që kishin ardhur nga vendet evropiane.

Ndërkohë, menjëherë pas darkës përzgjedhësi Challandes e ka mbajtur një takim me futbollistët, të cilëve ua ka shpjeguar rëndësinë e të qenit pjesë e Kombëtares, si dhe ua ka bërë të ditur agjendën e këtij grumbullimi, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë nesër në orën 11:00, derisa ndeshja miqësore kundër Suedisë do të luhet më 12 janar.