17:16, 9 Tetor 2019

Kosova e femrave ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

“Dardanet” mundën në Tartu ekipin e Estonisë me rezultat 2:1.

Dy golat i realizoi Modesta Uka në minutat 41 dhe 56, për të bërë përmbysjen fantastike.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistet e Kosovës festuan pranë tribunave me flamurin kombëtar.

Ndërkohë në zhveshtore, ato vazhduan festën me dy flamuj të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Kosova kishte debutuar me fitore në shtëpi kundër Turqisë në fund të muajit gusht.

Por, në ndeshjen e dytë kishte pësuar humbje si mysafire kundër Sllovenisë.

Megjithatë, të përzgjedhurat e Afërdita Fazliut në ndeshjen e tretë sërish treguan lojë të mire dhe morën trepikësh të madh.

Konkurs Pune

Lexo më shumë