Lajmet e fundit

Kosova U21 po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku në mesjavë do të përballet me Qipron U21.
Dardanët e rinj hyjnë në këtë sfidë me moral të lartë pas fitores bindëse 3-0 ndaj San Marinos javën e kaluar, duke synuar të arkëtojnë përsëri pikët e plota, këtë herë para publikut vendas.
Përballja ndërmjet Kosovës U21 dhe Qipros U21 do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, transmeton Klankosova.tv.
Ky duel është i parafundit për këtë cikël eliminator drejt Evropianit U21, teksa takimin përmbyllës të fushatës kualifikuese Kosova do ta zhvillojë më 6 tetor, po ashtu në shtëpi, përballë Finlandës U21.
Nën drejtimin e shtabit teknik, futbollistët po i kryejnë seancat stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, ku fokusi është i përqendruar maksimalisht te dueli i së mërkurës.
Megjithëse Kosova U21 nuk ka më gjasa matematikore për kualifikim të mëtejmë, synimi i skuadrës mbetet përmirësimi i bilancit dhe përmbyllja pozitive e ciklit.
Aktualisht, Kosova U21 pozicionohet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë të grumbulluara
Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Finlanda me 19 pikë.1 4 56