Dardan Velija: LDK e ka të pamundur koalicionin me PDK-në për shkak të elektoratit (VIDEO) NULL NULL 21.09.2019 00:11 21.09.2019 00:11 \Analisti politik Dardan Velija, ka vlerësuar debatin e përfaqësuesve të LDK-së, duke thënë se ishte pozitive vendosja e çështjes së dialogut dhe taksës 100% brenda kontekstit politik. ”Ajo çfarë më bënë përshtypje, për dallim nga partitë tjera, është vendosja e dialogut dhe taksës, brenda kontekstit politik. Është njëra nga çështjet e Kosovës, edhe tarifa në këtë kontekst është si e tillë. Ajo cka pati aty ishte edhe qartësimi i reciprocitetit. Reciprociteti nuk është vetëm tek politika tregtare, por në të gjitha fushat që kemi me fqinjtë”. ”Debatuesit e qartësuan që tarifa në kontekstin e mënyrës se si është vendos ka qenë një qasje ad-hock jo një strategji afatgjate. Shala e bëri të qartë si pjesë e një negocimi kundrejt diçkaje. Për mua duhet Kosova të fitojë diçka pas kësaj takse sepse çmimet në Kosovë janë rritur për rrethanat ekonomike. Nëse ne u vendosim tarifa fqinjëve tanë, kostoja e jetës në Kosovë do të rritet”. Velija në Analizën Zgjedhore theksoi që secila parti politike përfaqëson elektoratin e vet, por këtë herë LDK s’mund të bashkëpunojë me PDK-në për shkak të votuesve të saj, njofton Klan Kosova. ”Partitë politike përfaqësojnë elektoratin e vet. Dhe nëse LDK e dëgjoi elektoratin e vet, ata iu hakmorrën për koalicionin me PDK-në. E nëse do hynte në koalicion, elektorati s’do t’i kthehej më. Elektorati i LDK-së e ka Vetëvendosjen alternativë të dytë, ashtu siç e ka elektorati i Vetëvendosjes alternativë të dytë LDK-në”. ”Këto dy parti janë kyç me elektoratin. Nuk u përmend në kontekst të elektoratit por në kontekst të raporteve mes LDK-së e PDK-së nga e kaluara. Është çështje e elektoratit. Duhet të pyetet elektoratin kur ka një sentiment. Dhe ai sentiment ka të bëjë me mënyrën se si LDK ka hyrë në koalicion me PDK-në herën e kaluar. Nëse udhëheqësia e LDK-së del kundër elektoratit të vet atëherë ata do t’i kthehen PDK-së. LDK do ta ketë të pamundur të hyjë në këto zgjedhje me PDK-në për shkak të elektoratit të vet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.