Dardan Velija: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë politikanët më të mbështetur nga qytetarët

Dardan Velija: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë politikanët më të mbështetur nga qytetarët

NULL NULL
1 javë më parë

Analisti politik, Dardan Velija, ka thënë që ujdia e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për të garuar së bashku në zgjedhje, ka qenë shumë e mirëpritur nga elektorati.

“Vetëvendosje dhe Osmani, janë në një pozitë shumë të mirë në këto zgjedhje, pas fitores që bashkarisht e siguruan vitin e kaluar. Këtë vit, ato dy forca politike po synojnë dhe po duket që po hyjnë në këto zgjedhje që ta rrisin fitoren që e siguruan së bashku në zgjedhjet e kaluara. Nga e kaluara këto dy forca politike i hynë garës e vazhduan dhe na treguan që bashkarisht, kjo dyshe do ta udhëheqin shtetin bashkë”.

“Përgjatë tërë garës ky ka qenë narracioni i ndërtuar nga dy forcat politike dhe ishte i bazuar në pulsin e elektoratit, i cili kërkonte që të ndodhte ky  lloj bashkimi i këtyre dy forcave dhe kështu do të ishte një ecje drejt transformimit shoqëror që po e kërkon secili në Kosovë”.

Velija në Info Magazine në Klan Kosova, vlerëson se Kurti e Osmani, janë ndër politikanët që kanë mbështetjen më të madhe të qytetarëve.

“Janë në një pozicion shumë të mirë, pasi kanë mbështetje të madhe popullore. Kurti dhe Osmani janë politikanët më të mbështetur nga qytetarët. Kjo është me rëndësi pasi s’kemi pasë udhëheqës shtetëror që e kanë pasë mbi gjysmën e mbështetjes popullore”.

Fakti i dytë që është me rëndësi sipas Veliajt, është se Kurti dhe Osmani kanë qenë pak muaj në pushtet më herët.

“Nëse ky bashkëdyzim forcash, arrrin ta sigurojë shumicën ne për herë të parë do të kemi një qeverisje e cila do të mund të zgjasë për 4 vite, kjo është një gjë shumë e rëndësishme”.