22:40, 22 Shtator 2019

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD, ka folur rreth mundësive të këtyre subjekteve, për një bashkëpunim tjetër paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në Analizën Zgjedhore tha se nuk përjashtohet mundësia për të pasur një koalicion me partinë e Albin Kurtit, por s’do ishte çështje e duhur për shkak të zhvillimeve, njofton Klan Kosova.

”Për PDK-në ka konsensus në koalicion. Për Vetëvendosjen është vetëm mendim i imi, nuk është vetëm i PSD-së apo i AAK-së. Nuk përjashtohet mundësia por s’do të ishte e rrugës për shkak të zhvillimeve që ka bërë. Ky është një mendim imi që nuk e ka vendos as PSD apo koalicioni”.

Nëse AAK mund të hynte në koalicion me VV-në e mund ta nxirrte jashtë funksionit politik Dardan Molliqajn, ai pati një version tjetër, njofton Klan Kosova.

”Jo, nuk është fare në atë nivel. Dallimi është thjeshtë politik qysh unë e shtroj çështjen se si do të duhej të ishte më mirë. Nëse ndodhë ai koalicion, ai koalicion mos të jetë qysh unë po them. Nuk jam fare i shqetësuar. Partitë populiste nuk kanë asnjë shans askund në botë me ndërtuar koalicione as parazgjedhore as paszgjedhore”.

”Vuçiqi e Nikoliqi i fitonte zgjedhjet në Qeveri. Dhe vetëm derisa e bënë transformimin prej pozicionit opozitar u leju të bëjnë qeveri. I fituan zgjedhjet edhe  me këtë parti Nikoliqi por nuk bënte qeveri dot sepse partitë populiste nuk e kanë aftësinë me ndërtuar bashkëpunime sa është e mira dhe e keqja. Kjo nuk është vetëm për Vetëvendosjen, është strukturë e organizuar populiste”.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë