Dardan Krivaqa dyshohet se e ka dhunuar Marigona Osmanin, i ndihmuar nga shoku i tij - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Krivaqa dyshohet se e ka dhunuar Marigona Osmanin, i ndihmuar nga shoku i tij

NULL NULL
28/06/2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Po ashtu, sipas prokurorisë, për Dardan Krivaçën ekziston dyshimi i bazuar se ai po ashtu edhe e kishte dhunuar tashmë të ndjerën Marigona Osmani, ndërsa Arbër Sejdiu me dashje i ka ndihmuar atij në kryerjen e kësaj vepre penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale, për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.