Dardan Cena, i artë Kupën Evropiane për juniorë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Cena, i artë Kupën Evropiane për juniorë

NULL NULL
nga Jon Ajeti 13.05.2023 15:58

Dardan Cena ka rrëmbyer medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniorë që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.

Cena në kategorinë  – 73 kilogramë arriti katër fitore.

Në raundin e parë ishte i lirë, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari britanikun Thomas Jackson.

Kurse në çerekfinale, Cena mposhti me Ippon vendasin Tadas Calka.

Në gjysmëfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, britanikun Eryk Neumann.

Kurse ne finale, Cena e mposhti me Ippon polakun Adam Kazimierczak. /Klankosova.tv