Danimarka mposht Serbinë, Gjermania deklason Gjibraltarin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Danimarka mposht Serbinë, Gjermania deklason Gjibraltarin

NULL NULL
13/06/2015

Kanë vazhduar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europain 2016.

Në natën e dytë rresht të kualifikimeve ndeshjet kryesore kanë qenë ato të Grupit I, ku bënë pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Portugalia ka arritur ta përmbys rezultatin kundër Armenisë, pas një performance magjike të lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi Hat-trick për të realizuar fitore prej 2-3, transmeton Klan Kosova.

Kurse Danimarka ka mposhtur Serbinë me dy gola diferencë, 2 me 0.

Në Grupin D, kampionët e botës kanë deklasuar kombëtaren e Gjibraltarit. Gjermania mundi autcajderët 7 me 0.

Në të njëjtin grup Polonia mposhti 4 me 0 Gjeorgjinë, kurse kombëtarët fqinje, Irlanda e Skocia ndanë pikët në barazimin 1 me 1.

Grupi tjetër, ai F, ka sjellë befasinë e mbrëmjes së sotme. Ishujt Faro kanë mposhtur  Greqinë, me rezultat 2 me 1.

Ndërsa në ndeshjet tjera të grupit, Hungaria mposhti si mysafire Finlandën, 0 me 1, kurse Irlanda Veriore e Romania barazuan pa gola./Klan Kosova.