Danimarka bën fushata për rritjen e natalitetit (VIDEO) NULL NULL 02.10.2015 21:17 02.10.2015 21:17 Danimarka është shtet që ka probleme të mëdha me natalitet. Çdo i pesti çift është pa fëmijë, kurse ky nivel i lindshmërisë është më i ulëti në 27 vitet e fundit. Për këtë arsye, vitin e kaluar agjencia Spies e ka filluar një fushatë për t’i nxitur danezët të kenë më shumë fëmijë, transmeton Klan Kosova. Me fushatën e titulluar “Bëje për Danimarkën”, kjo agjenci u kishte propozuar çifteve që të udhëtojnë për pushime në vende romantike dhe nëse do të mund ta dëshmonin se atje kishin nisur fëmijë atëherë agjencia do t’iu paguante të gjitha shpenzimet e bebes deri në moshën trevjeçare. Po ashtu, do t’u dhuronte pushime falas për gjithë familjen. Pas suksesit të kësaj fushate, agjencia Spies sivjet e ka nisur një projekt të ri. “Bëje për mamanë” është fushata e cila i fton zonjat e moshuara pa nipër dhe mbesa që t’ua paguajnë pushimet fëmijëve të tyre. Nga agjencia kanë thënë se 10 për qind e fëmijëve danezë ngjizen jashtë shtetit, prandaj shpresojnë që me këtë do të kontribuojnë patriotikisht, transmeton Klan Kosova. Kur janë me pushime jashtë vendit, danezët bëjnë seks 46 për qind më shumë sesa kur janë në Danimarkë. Përveç lirimeve të mëdha, çiftet do të marrin edhe një bonus të quajtur “seksi pako”, i cili përbëhet nga shampanja, vajrat për masazh dhe çokollatat e vogla – me shpresën se do të ndihmojnë në nxitjen e pasionit dhe afshit seksual mes çifteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.