15:27, 1 Korrik 2019

Dikur debutanti i Los Angeles Lakers, D’Angelo Russell, do të transferohet te Golden State Warriors.

Lojtari që pati një stinor fantastik vjet me Brooklyn Nets, do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare ku në total do t’i përfitojë 117 milionë dollarë.

Nënkampionët e NBA-së që e humbën Kevin Durant pikërisht te Nets, ia kanë zgjatur kontratën Klay Thompson, i cili do t’i përfitojë 190 milionë dollarë për pesë vjet.

Ata gjithashtu e kanë larguar ish-MVP e finaleve, Andre Igoudala, te Memphis Grizzlies.

Konkurs Pune

Lexo më shumë