Damjanovski : Aksioni i policisë për të likuiduar grupin e armatosur NULL NULL 09.05.2015 12:06 09.05.2015 12:06 Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski: Ka aksion të MPB për likuidimin e një grupi të armatosur që po qëndron disa ditë në atë pjesë të qytetit. Numri i këtij grupi jo zyrtarisht është 50-70 njerëz. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski e ka pranuar që situata është dramatike në qyet, por ka apeluar për qetësi. Ai në komunikatën e tij ka thënë se ky aksion po bëhet për likuidimin e një grupi të armatosur që po qërojnë tash e disa ditë në qytet. “Qysh prej orëve të hershme të mëngjesit Kumanova gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme. Mëngjesi na gjeti me të shtëna, me detonime, helikopter dhe kjo gjë po zgjat. Ka aksion të MPB për likuidimin e një grupi të armatosur që po qëndron disa ditë në atë pjesë të qytetit”. “Numri i këtij grupi jo zyrtarisht është 50-70 njerëz, dhe flitet se janë vendosur në një shtëpi private, por nga ana e MPB janë të rrethuar, sulmuar, dhe për momentin po udhëhiqen luftime në pjesë të ndryshme të Lagjes së Trimave”. “Është e bllokuar komplet lagja, ndërsa jo zyrtarisht ka edhe të vrarë e të lënduar midis civilëve dhe policëve. “Situata është mjaft dramatike dhe ka shqetësim të madh te njerëzit, disa po i lëshojnë shtëpitë”. “Tentova që të shkoj në atë pjesë ku ka luftime, por policia nuk më lejoi për arsye të sigurisë”, ka thënë Damjanovski”, transmeton zhurnal.mk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin, u ngutën ta bënin këtë pas Banjskës 08/12/2023