Damir Mulaomeroviq largohet nga Kombëtarja e Kosovës në basketboll - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Damir Mulaomeroviq largohet nga Kombëtarja e Kosovës në basketboll

NULL NULL
20/08/2019

Trajnerit kroat, Damir Mulaomeroviq, i ka skaduar kontrata me Kombëtaren e Kosovës në kategorinë e djemve në basketboll.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i përfaqësuesve të Kosovës në basketboll, Granit Rugova.

Mulaomeroviq e morri përsipër këtë detyrë në vitin 2018 dhe kontrata e tij ka qenë e vlefshme deri në përfundimin e këtij rundi të para-kualikimeve për Eurobasket 2021, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se Dardanët nën menaxhimin e trajnerit Mulaomeroviq, nuk arritën të kualifikohen në Eurobasket 2021.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Basketbollistët e Kosovës e humbin betejën për Eurobasket 2021

klankosova.tv