Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dallku komenton shortin e Ligës së Evropës: Maksimalisht të motivuar të kalojmë tutje

NULL NULL
09.08.2020 16:11

Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll FC Prishtina kundërshtarin e parë në parakualifikime të Ligës së Evropës do ta ketë Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Trajneri ‘bardhëekaltërt’, Armend Dallku ka thënë se nuk iu frikësohen kundërshtarit dhe se do të udhëtojnë të motivuar për këtë duel, njofton Klan Kosova.

“Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë shpresonim të luanim në shtëpi”, tha fillimisht Dallku për faqen zyrtare të FC Prishtinës”.

“Por, ky është fati ynë që për të treten herë radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje”.

“Sa i përket njohurive për kundërshtarin, e kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndalur dhe është kohë e gjatë që nuk kanë luajtur”.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.