Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dalliq: Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë

NULL NULL
19.06.2024 21:10

Shqipëria ka arritur të dalë e pamposhtur nga dueli me Kroacinë, duke barazuar 2:2.

Kështu të dyja kombëtaret, ajo shqiptare por edhe ajo kroate, fatin e tyre do ta vendosin në ndeshjen e tretë, ku do të përballen me Spanjën respektivisht Italinë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Kroacisë Zllatko Dalliq.

Dalliq u shpreh se “nuk e priste një ndeshje kaq të vështirë”.

Ai theksoi se Shqipëria zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

“U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol dhe gati një të tretën. Ne nuk duhej të tërhiqeshim (pas 2-1), u thash të shkonin për golin e tretë dhe sa herë që bënin presion, ishim mirë. Ata bënë gjithçka nga topat e gjatë dhe kjo shtesë ishte një fatkeqësi për ne”, tha ai para mediave.
Strategu kroat e analizoi rrjedhën e ndeshjes.

“Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërpërgjigje, dhe ne bëjmë shumë gabime dhe goli i dytë ishte në ajër”, theksoi Dalliq.

“Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, ndryshuam disa gjëra dhe shpërthyem për të arritur në 2-1. Gjatë atyre 45 minutave kundërshtari nuk kaloi në qendër dhe më pas e lejojmë të dalë në sulm. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka”, tha ndër të tjera trajneri kroat

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme