Dallimet midis trurit të majtë dhe të djathtë NULL NULL 30.08.2018 17:00 30.08.2018 17:00 Disa njerëz e përdorin më shumë pjesën e majtë të trurit dhe disa të tjerë të djathtën. Ekspertët thonë se mënyra se si njerëzit mendojnë dhe sillen ndikohet nga pjesa e trurit që ata përdorin më shumë. Truri është një organ kompleks dhe shumë produktiv. Përbëhet nga 100 miliardë qeliza dhe peshon vetëm tre kilogramë, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova. Ana e majtë dhe e djathtë e trurit janë të lidhura me një numër të madh të fibrave nervore. Në një tru të shëndetshëm, të dy palët komunikojnë me njëri-tjetrin. Ekspertët besojnë së secili njeri ka një anë të trurit që është më dominues që përcakton personalitetin, mendimet dhe sjelljet e tyre. Njerëzit që e përdorin pjesën e majtë të trurit janë me tepër: -Analitikë – Logjikë -Të orientuar në fakte dhe detaje -Numerikë Ndërsa njerëzit që e përdorin pjesën e djathtë të trurit njihen si: -Krijues -Mendjehapur -Në gjendje t’i kuptojnë ngjarjet e mëdha – Instinktivë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.