Dalja e parë e UÇK-së, Albin Kurti me gruan e Rexhep Selimit nderojnë ngjarjen në Prekaz NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se sot bëri homazhe në kompleksin “Adem Jashari” edhe me Shqipen, gruan e Rexhep Selimit, ish-komandantit të UÇK-së, i cili është duke gjykuar si i akuzar për krime lufte nga Gjykata Speciale e Hagës. “Në Prekazin historik, ishim me Shqipen, gruan dhe bashkëluftëtaren e Rexhep Selimit, i cili më 23 nëntor bëri shpalljen publike të UÇK-së, me dy bashkëluftëtarët e tij, Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn”. “Padrejtësi është duke u bërë ndaj atyre që e shpallën UÇK-në, kjo me siguri nuk do të na dobësojë, këto do t’i tejkalojmë”. “Gjatë këtyre dekadave duam të theksojmë se nuk është përmbushur sovraniteti i plotë i Kosovës, integriteti territorial, njohja e plotë ndërkombëtare dhe bashkimi i shqiptarëve për stabilitet”, ka thënë Kurti. Shqipe Selimi, ishte pjesëtare e UÇK-së, ajo luftoi krah burrit të saj, Rexhep Selimit.