Dalin rezultatet e autopsisë së kryer nga familjarët – George Floyd ka ndërruar jetë nga asfiksia NULL NULL 01.06.2020 23:03 01.06.2020 23:03 Avokati i familjes së George Floyd-it, Benjamin Crump, ka zbuluar se autopsia e kryer në mënyrë private nga familjarët e Floyd-it, doli në përfundimin se ai ka vdekur nga asfiksia që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm. Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, të cilët kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit, thanë se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru. Mjekët shtuan se prangat dhe pozicionimi ishin kontribues sepse dëmtuan diafragmën. Baden dhe Wilson pohojnë se në bazë të autopsisë, Floyd mund të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. “Rezultatet pohuan se gjithçka është në përputhje me atë që kanë parë njerëzit. Nuk ka asnjë çështje tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e kësaj natyre”, u shpreh Baden./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 19/03/2024
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024