Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është shfaqur në fotografi të publikuara në rrjetet e tij sociale, duke ofruar pamjet e para të tij brenda një burgu në Nju Jork që nga arrestimi nga forcat amerikane në janar.
Maduro, i cili u dërgua në SHBA pas një operacioni të madh ushtarak në Karakas, ndodhet në paraburgim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, përballë akuzave për trafik droge, shkruan Foxnews, transmeton Klankosova.tv.
Në fotografitë e publikuara në llogarinë e tij në X, Maduro shihet i veshur me një komplet sportiv gri dhe atlete të bardha. Ai duket dukshëm më i dobët.
“Do të mbetemi të fortë, të qetë dhe të sigurt”, ka shkruar Maduro, duke thënë se fotografitë janë një “dhuratë e vogël shprese” për familjen dhe mbështetësit e tij. Ai ka shtuar se “Venezuela do të rilindë”.