Lajmet e fundit

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentin e aksidentit automobilistik ku u përfshi presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, pranë Lubjanës, duke ofruar një pasqyrë më të qartë të përplasjes.
Aksidenti ndodhi më 31 korrik, kur Mercedes-Benz V300 zyrtar, me të cilin udhëtonte presidentja, u përplas me një automjet të eskortës së sigurisë gjatë lëvizjes në afërsi të kryeqytetit slloven, raporton Anadolu Agency, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë, Pirc Musar pësoi frakturë të klavikulës dhe u dërgua për trajtim mjekësor, por gjendja e saj nuk ishte e rrezikshme për jetën.
Në automjet ndodheshin edhe dy miq të presidentes. Njëri prej tyre pësoi lëndime më të rënda dhe u transportua për trajtim në spital, ndërsa personi tjetër mori lëndime më të lehta.