Dalin pamje nga rrëzimi i aeroplanit në Indi (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 12:09 12.06.2025 12:09 Kanë dalë pamje nga rrëzimi i një avioni me mbi 200 pasagjerë i cili shpërtheu në Indinë perëndimore. Duket se avioni është rrëzuar në një zonë banimi, ndërkohë që sinjali humbi disa sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar. Në një deklaratë të postuar në X, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, thotë “me hidhërim të thellë konfirmoj se fluturimi 171 i Air India që operonte Ahmedabad London Gatëick u përfshi në një aksident tragjik sot”. Ministri i Aviacionit të Indisë thotë se ekipet e shpëtimit janë mobilizuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Air India Dreamliner crash flight AI171 A sad day for aviation @AirNavRadar pic.twitter.com/BbXF7kavPt — Flight Emergency (@FlightEmergency) June 12, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 50 minuta më parë