Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael-Kosovë NULL NULL 01.03.2023 18:47 01.03.2023 18:47 Kombëtarja e Kosovës më 25 mars do ta nis kampanjën kualifikuese në Kampionatin Evropian “EURO 2024”. Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta luajnë si mysafir kundër Izraelit. E disa javë para kësaj loje, federata izraelite i ka nxjerr në shitje biletat. Çmimi i tyre sillet nga 14 euro e deri në 195 euro. Skuadra e Alain Giresse, në këto kualifikime bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën. Dalin në shitje biletat Izrael-Kosovë, Photo Credits: Israel Football Association